Sinani në Prishtinë: Pritet binjakëzimi i Preshevës me disa komuna në Kosovë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me deputetin e Kuvendit e Republikës së Kosovës Enis Kervan, ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi ministri Krasniqi e ka njoftuar kryetaren Sinani për projektet dhe prioritetet e MAPL-së, duke vlerësuar angazhimin e Komunës së Preshevës në lidhjen e marrëveshjeve për binjakëzim me disa nga komunat e Republikës së Kosovës, me qëllim të zhvillimit të nivelit lokal.
Me këtë rast kryetarja e Komunës së Preshevës Sinani ka falënderuar ministrin Krasniqi për pritjen dhe e ka njoftuar nga afër për angazhimin dhe aktivitetet e saj në Komunën e Preshevës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve dhe zhvillimit komunal në Preshevë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-krasniqi.jpg): failed to open stream: No such file or directory