
Sinani: Komuna e Preshevës votoi buxhet demokratik dhe gjithëpërfshirës
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur miratimin nga kuvendi komunal propozim buxhetin për vitin 2022 duke e cilësuar si buxhet demokratik.
Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:
Urime buxheti i ri
Falenderoj të gjithë këshilltarët nga pozita dhe opozita për pjesëmarrjen aktive në debatin e sotëm disaorësh parlamentar.
Kjo e bën buxhetin e ri edhe më demokratik.
Se ky debat i sotëm parlamentar iu shtua takimeve të vazhdueshme me qytetarë.
Pra, buxheti i ri është kombinim i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe i miratimit të të zgjedhurve të tyre.
Është buxhet i miratuar nga këshilltarë komunalë edhe nga pozita, edhe nga opozita.
Tashmë, Komuna e Preshevës ka buxhet më demokratik. Buxhet shpërndarës. Buxhet gjithëpërfshirës. Buxhet zhvillimor. Buxhet social.
Vazhdojmë bashkë. Për investime të reja. Për mirëqenie për të gjithë
Për Preshevën e Re