Sinani: Gjaku, flamuri, gjuha dhe kultura jemi ne shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Lugina

Sinani: Gjaku, flamuri, gjuha dhe kultura jemi ne shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

11.Sep.2018 01:09
0

Ardita Sinani, kryetar e degës së PVD-së në Preshevë përmes një shkrimi ka shpjeguar sfidat që i presin shqiptarët e Luginës së Preshevës me procesin e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Shkrimi i Ardita Sinanit: Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar po afrojnë.

Partia për Veprim Demokratik ka marrë vendimin për t’iu përgjigjur edhe kësaj sfide me vendosmëri.

Ky proces po ndodh, mjerisht, në një periudhë kur shqiptarët kanë humbur besimin e së mundshmes e kur jeta rëndom shfaqet e zhveshur nga vlerat njerëzore, kombëtare e identitare. Ndërkaq në anën tjetër presioni i diskriminimit perfid shtetëror ka zvogëluar kompetencat dhe rendësinë e këtij institucioni.

Nga retrospektiva kujtoj vendimin e marrë për formimin e këtij institucioni, atëherë kur nga hija miope u etiketuam si forca regresi. Por, PVD prapë nuk ndaloi. U përpoq të ngrisë një vetëdije të brendshme individuale e kolektive të shqiptarëve që diktoi natyrën emancipuese.

Për ne janë themele liria, të drejtat e identiteti. 
E kjo do të thotë ta kërkosh frymëzimin, në lirinë individuale e kolektive të çdo shqiptari në Luginën e Preshevës.

Në të drejtat tona kombëtare.

Në gjendjen e shkollave shqipe, në tekstet e librat shkollorë, në nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe nga institucionet.

Në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës tone kombëtare. E mbi të gjitha në ruajtjen dhe avancimit e asaj se çfarë jemi.

Në të vërtetën.

Duke qenë një çështje e madhe vlerash e parimesh të vlefshme dhe të përcaktueshme në çdo kohë shndërrohet në fuqi si thelbi i misionit dhe kauzës sonë. Ndoshta, për të tjerët simbolet nuk kanë rëndësi, për ne janë vetë qenia.

Fundja gjaku, flamuri, gjuha dhe kultura jemi ne -Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës - Ndryshe, çfarë do të ishim!?

Shqiptarëve i duhen mekanizma që nxisin rritjen e cilësisë së edukimit, të kulturës, të informimit e komunikimit. Nxit ripërtëritjen e vlerave tona përmes shkollës, vlerësimit të punës, respektit për të drejtat e liritë njerëzore. Nxit kulturën si kujtesë e parafytyrim duke krijuar një klimë të favorshme për çdo talent dhe energji krijuese. 
Andaj, Ju ftoj të mishërojmë dhe nxisim kudo e sistematikisht përmes këtij institucioni shpirtin krijues, progresist, emancipues.

Ne nuk mjaftohemi me institucionet që kemi dhe duhet shumë punë për të krijuar edhe më shumë organizma e institucione që i shërbejnë dhe përfaqësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës e jo rrymave politike që imponohen e në thelb dirigjohen nga të tjerët.

Nga ndërtimi ta kthejmë në një institucion të aftë që të bëhet udhërrëfyesi moral dhe politik, për ta zhvilluar Luginën e Preshevës në përshtatje me ambicien legjitime të shqiptarëve, për t’i dhënë shtysën e madhe që i duhet mbrojtjes së vlerave e traditës sonë e njëkohësisht në promotorin e vizionit tonë për të ardhmen.

Prandaj Ju ftoj që bashkërisht, me përgjegjësinë politike, morale e kombëtare të një anëtari dhe simpatizanti të PVD-së t'i përgjigjemi këtyre zgjedhjeve.

Ardita Sinani

Brnabiq porosit Thaçin: Mos fol për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin
Thaçi: Pa marrëveshje mbi kufijtë, s’ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration