Sinani: Do ta thellojmë bashkërendimin me Kosovën edhe për projekte të reja
Lokale

Sinani: Do ta thellojmë bashkërendimin me Kosovën edhe për projekte të reja

23.Dec.2022 18:06
0

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për mbështetjen financiare të studentëve, organizatave joqeveritare, artistëve, individëve dhe shoqatave nga Lugina e Preshevës.

Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:

Urime!
Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin për mbështetjen financiare të studentëve, organizatave joqeveritare, artistëve, individëve dhe shoqatave nga Lugina e Preshevës.
 
Grantet dhe bursat për studentët do të fillojnë së zbatuari nga janari 2023.
 
Përzgjedhja e kryer nga organi përgjegjës është bazuar në kriteret e arsyeshmërisë së buxhetit, kapaciteteve për zbatim dhe relevancës së projekteve.
 
Kjo përkrahje financiare e Qeverisë së Republikës së Kosovës i bashkohet kësisoj ndihmave paraprake, si sigurimi i librave në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës etj, në një vlerë të përgjithshme prej 1.571.319 euro për vitin 2022.
 
Përderisa regjimi autokratik i Republikës së Serbisë frymëzon destabilitetin duke nxitur, mbështetur dhe organizuar grupet kriminale; Qeveria e Republikës së Kosovës frymëzon stabilitetin dhe mbështet strukturat shoqërore në funksion të demokracisë dhe evropianizimit.
 
Natyrisht se problemet dhe nevojat e Luginës së Preshevës janë të mëdha, si pasojë e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore.
 
Mirëpo, kjo mbështetje financiare dhe politike e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka rëndësi të veçantë, jo vetëm nga shkaku se është më domethënësja ndonjëherë në kuptimin e shumës financiare, porse është dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit legjitim institucional të Republikës së Kosovës për shqiptarët në Serbi.
 
Bashkërendimi i Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës është jo vetëm interes i ndërsjëllë, por edhe rruga e duhur për më shumë liri, drejtësi dhe zhvillim.
 
Do ta thellojmë këtë bashkërendim në të ardhmen për projekte të reja.
 
Vazhdojmë bashkë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-kurti-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Arifi lëvdërohet: Kuvendi i Bujanocit aprovoi buxhetin më të madh në histori, rreth 14 milion euro
Kamberi: Mbështetja financiare e Kosovës karshi qytetarëve shqiptar në Luginë të Preshevës jetike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration