Shumica e zjarreve të regjistruara në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Vrajës
Lokale

Shumica e zjarreve të regjistruara në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Vrajës

09.Oct.2023 07:58
0

Vetëm fundjavën e kaluar pjesëtarët e "Zjarrfikjes" dhe Shpëtimit nga Vraja kanë intervenuar 32 herë dhe më të shpeshtat janë zjarret në hapësira të hapura, transmeton Titulli.com.

Shumica e zjarreve ende janë të regjistruara në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Vrajës dhe qytetarët pa kujdes i kanë vënë zjarrin kashtës, përkundër gjobave të kërcënuara, dhe më pas detyrohen të intervenojnë me makina zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen më serioze të zjarrit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi i "Zjarrfikësve dhe Shpëtimit" me seli në Vrajë, i cili mbulon hapësirën e shtatë komunave në rrethin e Pçinit, që nga fillimi i vitit janë regjistruar 838 ndërhyrje.

"Në dy muajt e fundit është regjistruar pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të daljeve të pjesëtarëve të kësaj njësie në terren dhe në numrin më të madh të rasteve ka qenë zjarrvënie në një hapësirë të hapur që është lokalizuar me ndërhyrje të shpejtë", thuhet në njoftimin e nga Shërbimi i "Zjarrfikësve dhe Shpëtimit" në Vrajë, përcjellë Titulli.com.


Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit njofton gjthashtu se në 99 për qind të rasteve shkaktar i zjarreve është faktori njerëzor, ndaj paralajmërojnë qytetarët se edhe tani gjatë vjeshtës ekziston rreziku i zjarreve në ambiente të jashtme.

Sipas masave të reja ligjore, gjobat për zjarrvënësit variojnë nga 50 deri në 100.000 dinarë, por kjo shpesh nuk parandalon sjelljen e papërgjegjshme të njerëzve në hapësira të hapura./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/jarret-bu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Çka është Hamasi?
Europol shtrin aksionin edhe në Serbi: Arrestohen 6 pjesëtarë të një grupi kriminal
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration