Shtëpia e Kulturës 7 Mars, shfaqje nga Ansambli i valleve shqiptare nga Maqedonia e Veriut (video)
Nën përkujdesjen e Komunës së Bujanocit dhe organizimin e Shtëpisë së Kulturës dhe Organizatës Turistike, Ansambli nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonise së Veriut, shfaq koncert ekskluziv dedikuar Ditës së Mësuesit.
"Adhuruesit e këngëve e valleve autoktone do të ndjekin për së afërmi vlerat më të spikatura kulturore e kombëtare në këtë koncert spektakolar që do të shfaq ansambli shqiptar për herë të parë në Bujanoc!", thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit
Ju mirëpresim me 7 mars në fillim në orën 17:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.