Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit: Ndalohet ndezja e zjarreve
Lokale

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit: Ndalohet ndezja e zjarreve

26.Jul.2023 15:56
0

KOMUNIKATË NGA SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME I KOMUNËS SË BUJANOCIT

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e mbajtur më 26.07.2023 sjell këtë komunikatë:

  • Rreptësisht ndalohet ndezja e zjarreve në ambiente të hapura (ndezja e barit të thatë dhe shkurreve në afërsi të sipërfaqeve të pyllëzuara) me qëllim të mbrojtjes parandaluese nga zjarret.
  • Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i paralajmëron qytetarët se me nenin 50. të Ligjit për mbrojtjen nga zjarret është përcaktuar gjoba për shkaktarët e qëllimshëm apo zjarrëvënësit në shumë prej 10.000 - 50.000 dinarë.
  • Nga ana e inspektorit të Drejtoratit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë do të bëhen vizita të rregullta në teren në teritorin e komunave të Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe secili person që haset në vendin e ndezjes së mbetjeve në arat e korrura nga drithërat do të dënohet me gjobë në shumë prej së paku 10.000 dinarë.
  • Luten qytetarët, që nëse vërejnë ndonjë zjarrë ose ndonjë zjarrëvënës menjëherë rastin ta paraqesin në Qendrën operacionale në Bujanoc në numrin telefonik 193 të njësisë zjarrëfikëse në Bujanoc.
  • Me këtë secili qytetar e jep kontributin e tij në ruajtjen e mjedisit jetësor të komunës sonë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/MG_5725.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
“Autostrada e Paqes”, Serbia inauguron pjesën e parë e Vuçiqi me ambasadorin e BE-së dalin në terren
Infarkti në det, pse po preken edhe moshat e reja? Kardiologu tregon gabimin që mund të jetë fatal
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration