Shqiptarët zbehtë në diskutimin për ligjin këshillit nacional për pakica në Bujanoc
Lokale

Shqiptarët zbehtë në diskutimin për ligjin këshillit nacional për pakica në Bujanoc

05.Dec.2017 14:47
0
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc u mbajt diskutim i hapur me qytetarë lidhur me propozimet për ndryshimin e ligjit për këshillat nacionale të pakicave, organizuar nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e mbështetur nga OSBE.

Sekretari pranë kësaj ministrie,  Ivan Boshnjak theksoi rëndësinë e ndryshimit dhe përshtatjes dhe se është një mundësi e mirë që të punohet së bashku me pakicat rreth përpilimit të ligjeve si dhe të plotësohen standardet e nevojshme që ka shteti i Serbisë karshi Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij debate u diskutua mbi ligjet dhe të drejtat e pakicave n֝ë Serbi si parakusht i Bashkimit Evropian për tu anëtarësuar edhe Serbia.

Koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc,  Giacomo Bosisio gjatë fjalimit të tij tha se se këto lloj debate do të ndihmojnë qytetarët rreth përpilimit të ligjeve të cilët do ti zbatojnë pakicat të cilat jetojnë në Serbi.

Përfaqësues të jetës publike gjatë këtij diskutimi dhanë disa propozime rreth mënyrës së funksionimit të këtij institucioni,  shpenzimit të buxhetit dhe mënyrës së financimit.

Nga përfaqësuesit e ministrisë si dhe ekspertë që po marrin pjesë në përpilimin e ligjit të ri të pakicave u tha se disa nga propozimet janë edhe orientimi i mjeteve të shpenzimeve nga Këshillat Nacionale të ci;at duhet të caktohet se një pjesë të buxhetet publik ti shpenzojnë për punonjësit ndërsa një pjesë tjetër për realizimin e planeve në katër fushat për të cilat ekziston Këshilli Nacional për Pakicat.

Temë e diskutimit ishin edhe propozimet rreth kompetencave dhe organizimit të fushave në të cilat punon institucioni më i larët i një pakice në Serbi.

Vlen të theksohet se ishte një numër i vogël i pjesëmarrësve shqiptar në këtë diskutim ndërsa nga spektri politik nuk kishte të pranishëm/Titulli.com/

Bujanoc: Legalizimi i objekteve dhe lejet ndërtimore jo i kënaqshëm për buxhetin (video)
PVD certifikohet me numrin 5 për zgjedhjet lokale në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration