Shqiptari nga Presheva tentoi të përdhunoi një serbe nga Leskoci, policia arreston?
Një shqiptar nga Presheva ngacmoi një vajzë 20-vjeçare që punon në një restorant në këtë komunë, konfirmoi policia e Vrajës për novost, transmeton Titulli.com.
Rasti është raportuar nga punonjësit e Qendrës Shëndetësore në Preshevë kur vajza u është afruar atyre për ndihmë.
Sipas dëshmisë së saj, ajo pësoi lëndime dhe mavijosje nga siç tha ajo, një burrë nga Presheva e rrahu dhe u përpoq ta përdhunonte.
Edhe pse policia nuk ka dashur të japë më shumë informacione rreth këtij rasti, viktima nga Leskoci më pastaj u dërgua për trajtim të mëtejshëm në Vrajë.
Viktima i ka thënë policisë se një burrë nga komuna e Preshevës, në orën katër të pasdites, e priti atë në shkallët para restorantit ku po punonte dhe e tërhoqi me forcë në një makinë dhe u përpoq ta përdhunonte.
I dyshuar nga Presheva është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim 30 ditorë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hunimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory