Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare, në Preshevë të drejtë vote 43.500 votues, Bujanoc 42.786
Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat shqiptarët e Luginës së Preshevës do të garojnë me dy lista.
Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka njoftuar se në zgjedhje të drejtë vote kanë 6 milionë e 500 mijë e 666 qytetarë.
Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti bëri të ditur për KosovaPress, se në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.
Ndërkaq, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri tha se janë 42 mijë e 786 qytetarë me të drejtë vote, të cilët mund të ushtrojnë vullnetin e tyre në 59 qendra votimi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/otimi-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory