Shqiptarët me kërkesa ndaj Beogradit (video)
Lokale

Shqiptarët me kërkesa ndaj Beogradit (video)

25.Feb.2013 13:56
0
Në Bujanoc sot me dyer të mbyllura po mbahet takimi në mes të përfaqësuesit të Beogradit dhe liderëve politik shqiptar nga Bujanoci dhe Presheva. Takimi po mbahet në zyrën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), në të cilën po merr pjesë edhe shefi i kësaj zyre ndërkombëtare Erik Manton, raporton Titulli. Mbledhja ka filluar në orën 12h, ndërsa nga pala shqiptare janë duke marrë pjesë deputeti Riza Halimi, kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i Preshevës Ragmi Mustafa me zëvendësin Skender Destani dhe Shaip Kamberi nga dega e PVD-së në Bujanoc. Me një vonesë prej gjysmë ore takimit iu ka bashkuar edhe kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu. Siç është raportuar më herët përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës do t’ia dorëzojnë Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit Koordinues që në këtë rast përfaqëson Beogradin zyrtar, një dokument me nëntë pika. Në këtë listë kërkohen të drejtat dhe liritë kolektive, përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip, simbolet kombëtare, kthimi i të shpërngulurve, arsimi, integrimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit, kështu deri tek përmirësimi i gjendjes katastrofave dhe gjendjes së keqe ekonomike në këto komuna. Palët edhe mëtej janë duke vazhduar takimin për të cilin është paralajmëruar se do të zgjasë edhe më shumë se tri orë./Titulli.com/ http://youtu.be/nsTlI3S_OyQcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/riza-halimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Në luftën e Sirisë bie dëshmori nga Tërnoci
Preshevari akuzon spitalin për nxjerrje ilegale të organeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration