Lokale
Shqiptarët interesohen për të mësuar gjuhën serbe
Konkursi i hapur nga Trupi Koordinues i “Shkollës së gjuhës serbe” ka hasur në interesimin e të rinjtë shqiptar që dëshirojnë të pasurojnë “fjalorin” e tyre edhe me një gjuhë.
Gjatë një interviste për Titullin, këshilltarja e drejtoreshës për shërbim nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Milica Rodic, kemi mësuar se kjo shkollë do të fillojë nga muaji tetor dhe se do të zgjasë për gjashtë muaj.
Afati i fundit për të aplikuar është 4 tetori, ndërsa pas një testi kandidatët do të ndahen në grupe, sipas nivelit të njohjes së gjuhës serbe.
Në “Shkollën e gjuhës serbe” do të pranohen gjithsejtë 200 kandidatë të moshva të ndryshme.
Ky projekt i Trupit Koordinues mbështetet nga Ambasada e Britanisë së Madhe derisa ky është viti i dytë që zbatohet.
Vitin e kaluar në këtë shkollë u paraqitën 400 kandidatë./Titulli.com/
Intervista e plotë me këshilltaren Milica Rodiccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/librat.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!