Shqiptarët e Medvegjës  të shqetësuar me fshirjen nga regjistrat civilë në Serbi (video)
Lokale

Shqiptarët e Medvegjës të shqetësuar me fshirjen nga regjistrat civilë në Serbi (video)

09.Feb.2020 08:19
0

Shteti i Serbisë vazhdon t'i fshijë nga regjistri i saj civil shqiptarët e Medvegjës.

Banorët e kësaj komune të vogël në Serbi, në të cilën vlerësohet se jetojnë rreth 6 mijë shqiptarë, thonë se deri më tani mbi 5 mijë prej tyre janë fshirë nga ky regjistër, përmes pasivizimit të adresave, raporton KTV.

Profesori i Edukatës Qytetare në Medvegjë, Gani Krasniqi, thekson se këto masa kanë arritur kulmin në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ku rreth 4 mijë shqiptarë nuk kanë mundur të votojnë pas largimit nga listat zgjedhore.

Sipas tij, kjo ka bërë që nga 8 këshilltarë komunalë sa kishte Medvegja legjislaturën e kaluar, numri i tyre të zvogëlohet në vetëm tre.

Sipas banorëve të atjeshëm, nuk ka familje në Medvegjë që nuk është prekur nga fshirja prej regjistrit civil.

Nga këto masa nuk kanë shpëtuar as shumë shqiptarë me prejardhje nga ajo zonë, që jetojnë në Kosovë. Familja e Burim Ukës është njëra prej tyre.

Tani kur shqiptarët e Medvegjës frikësohen se mund t’i humbasin edhe pronat e tyre, shpresat për zgjidhjen e këtij problemi ata i kanë te qeveria e re në Prishtinë.

Banorët që fshihen nga regjistri civil nuk mund të pajisen më me dokumente identifikimi. Shumica prej tyre nuk e dinë se janë të pasivizuar derisa të shkojnë në komunë, pasi shteti serb nuk i njofton për veprimet e tij.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/edvegja--.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration