Shqiptarët e Luginës vdesin më shumë nga zemra se sa etnitë tjera (foto)
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) ka filluar realizim e projektit “Solidarizim me zemrat tona” nën sloganin “Kujdesu për zemrën tënde”, projekt që ka për synim të kryej matje statistikore të shpeshtësisë së faktorëve të riskut të sëmundjes koronare të zemrës (infarktit të zemrës) tek banorët e komunës së Bujanocit. Kjo iniciativë është marrë në QSA pas evidencës shqetësues, ku të dhënat nga Qendra Mjekësore Vranjë, njësia koronare e repartit të Sëmundjeve të Brendshme flasin se vdekshmëria nga kjo sëmundje, (infarkti i zemrës), radhisin të parët si etni më e prekur banorët e kombësisë shqiptare të Luginës. “Bazuar në radhë të parë në vlerat humane e më pas kombëtare dhe qytetare QSA morri përsipër të shpalosë dhe trajtoj me sa është e mundur këtë problem shqetësues”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë, raporton Titulli. Projekti “Solidarizim me zemrat tona” do të zhvillohet në disa faza duke filluar me anketimin e mostrave nga popullsia për të parë praninë e shpeshtësisë të këtyre faktorëve në mënyrë statistikore, duke vazhduar me publikimin e prezencës së rreziqeve tek popullsia jonë dhe edukimin e masës kundrejt këtyre faktorëve. “Projekti do të ketë karakter gjurmues-statistikor, edukues dhe për rrjedhojë preventiv ndaj këtij shqetësimi, pra vdekshmërisë së lartë nga infarkti i zemrës ku në masën dyfish prek kombësinë shqiptare të kësaj zone”, njofton QSA. Kjo organizatë shumë aktive në Luginë fton qytetarët të jenë bashkëpunues gjate shqyrtimeve rastësore që do të bëjë për të parë prezencën e këtyre faktorëve, duke nënvizuar që përzgjedhja në popullsi është krejt rastësore, vullnetare e padëmshme nga ana shëndetësore. Kontrollet do të jenë anonime, pa pagesë dhe e gjitha realizohet nga një staf profesional e adekuat që ruan privatësinë e çdo qytetari. QSA përmes njoftimit ka shpreh falënderimin për bashkëpunimin që do të tregojnë qytetarët, stafit të vetë inkurajim në këtë punë pioniere e dobiprurëse, dhe një mirënjohje të veçantë ka drejtuar autoriteteve drejtuese të Komunës së Bujanocit që e mbështesin dhe financojnë këtë projekt./Titulli.com/_________________________________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/qsa-projekti-i-zemres2.jpg): failed to open stream: No such file or directory