Shqiptarët e Luginës së Preshevës të përjashtohen nga reciprociteti Kosovë-Serbi
Pas paralajmërimit se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ministri i punëve të brendshme EkremMustafa do të propozojë si pikë të rendit të ditës vendimin për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe patentë-shoferët.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, RagmiMustafa, iu ka drejtuar me shkresë kërkesë Ministrit EkremMustafa që në një rast të tillë të mos përfshihen edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.
“KKSH-ë përshëndet vendimet e Qeverisë së Kosovës që e fuqizon shtetësinë e Kosovës” është nënvizuar në shkresë
Por, “duke qenë se autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë vazhdojnë diskriminimin mbi baza etnike ndaj shqiptarëve në Serbi; mbështetja e Qeverive të Republikës së Kosovës mbetet jetike për ruajtjen e substancës së tyre kombëtare, sidomos në Luginën e Preshevës” thuhet në shkresë.
“Masat të cilat pretendohen të ndërmerren duhet shtuar kujdesin në raport me qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Masat e tilla godasin qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës,e që do të shprehej si një diskriminim i dyfishtë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës” përfundon shkresa.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory