Lokale
Shqiptarët e Luginës nuk e “ndryshojnë” flamurin
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH) në Luginë, Galip Beqiri ka deklaruar sot se nuk ka lëvizje sa i përket ndërrimit të simboleve të cilat shqiptarët në komunat Bujanoc dhe Preshevë do të mund ti përdornin në mënyrë zyrtare.
Beqiri i ka thënë agjencisë Beta se javën e kaluar për këtë çështje është biseduar edhe me Komisarin për Pakica Kombëtare të misionit të OSBE-së Knut Volebekun, gjatë vizitës së tij në Bujanoc, dhe se me këtë rast nuk është arrit asnjë marrëveshje, transmeton Titulli.
“Me Volebekun kemi bisedua për këtë temë, mirëpo nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Rekomandimi i tij ishte që KKSH të ndryshojë flamurin (i cili shfrytëzohet gjatë shënimit të festave kombëtare shqiptare), mirëpo ne me këtë nuk jemi pajtuar. Momentalisht mbetet simboli i njëjtë. Më shumë kemi biseduar për problemet në arsim”, ka thënë Beqiri.
Sipas ligjit për pakicat kombëtare, simbolet nacionale (flamuri dhe stema) të cilin e shfrytëzojnë shqiptarët në Luginë nuk duhet të jetë i njëjtë me simbolet e shteteve tjera.
Shqiptarët gjatë shënimit të festave kombëtare në Bujanoc dhe Preshevë përdorin flamurin kombëtare, i cili edhe është flamur zyrtarë i Republikës së Shqipërisë.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë flamuri kombëtar u vendos në ndërtesat e komunave Bujanoc dhe Preshevë, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe KKSH, duke vendosur flamurin me shqiponjën dykrenore në ballkonin e selisë së saj.
Që nga vendosja e flamurit dhe së fundmi mospranimin e ndryshimit të simbolit që shqiptarët do ta përdornin në Luginë, përfaqësuesit ndërkombëtar janë më të padisponuar për të vizituar selinë e KKSH-së në Bujanoc./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/KKSH2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!