Lokale
Përfundon takimi, palët me qëndrime të njëjta (video)
(i plotësuar 20:00) Ka përfunduar takimi në mes të liderëve shqiptarë të Luginës dhe përfaqësuesve të Beogradit pa dhënë ndonjë rezultat konkret
Palët edhe mëtej qëndrojnë në pozitat e mëparshme, shqiptarët për të mos e hequr pllakën përkujtimore, kurse Beogradi kërkon zhvendosjen e saj.
Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, pas takimit tha se pala shqiptare qëndron në pozitat e njëjta dhe se nuk pranon heqjen apo zhvendosjen e pllakës përkujtimore.
Deputeti Riza Halimi theksoi se është me rëndësi që kemi biseduar dhe sipas tij ky dialog i filluar duhet të vazhdojë.
Liderët shqiptarë sot biseduan me përfaqësuesin e Beogradit përreth 3 orë e gjysmë. Në takim përveç përfaqësuesve të OSBE-së që ishin organizator, në te morrën pjesë edhe të dërguarit e ambasadave të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët lëshuan takimin, i thanë palëve të përfshira në dialog se ky problem është i tyre dhe se ata duhet të zgjidhin vet atë./Titulli.com/
*****************************************************************************************************************************************************
(i plotësuar 19:15) Përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd pas tre orë pjesëmarrje kanë “lëshuar” mbledhjen që po mbahet në ambientet e OSBE-së në Bujanoc.
Siç ka mësuar Titulli nga burime brenda palëve që po negociojnë, përfaqësuesit e SHBA-së, para lëshimit të takimit kanë thënë se ky është problem i juaji që ju vet duhet ta zgjidhni.
Mbledhja mes përfaqësuesve shqiptarë dhe zyrtarëve të Beogradit është duke vazhduar edhe matej. Rreth orës 19:00 palët patën edhe një pushim të shkurtë.
***************************************************************************************************************************************************
Në orën 16h ka filluar takimi në mes të përfaqësuesve politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës dhe zyrtarëve të Beogradit për zgjidhjen e problemit të krijuar me vendosjen e pllakës përkujtimore në Preshevë
Takimi me dyer të mbyllura po mbahet në zyrat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Bujanoc.
Beogradi është duke u përfaqësuar nga kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, ndërsa si ndërmjetësues janë përfaqësuesit e OSBE-së si, kurse po marrin pjesë edhe zyrtarë të ambasadave, raporton Titulli.
Takimit iu kanë përgjigjur të gjithë liderët e ftuar shqiptarë, duke filluar me ata institucional, deputeti Riza Halimi, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, të Kuvendeve Komunale Ramiz Latifi e Hajredin Hyda, zëvendëskryetari i komunës së Preshevës Skender Destani dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së nga Presheva dhe Bujanoci.
Nga partitë politike prezent në takim është: Jonuz Musliu (Lëvizja e Progresit Demokratik), Shaip Kamberi (Partia për Veprim Demokratik) dhe Rahmi Zylfiu (Unioni Demokratik Shqiptar).
Që nga fillimi i takimit (në orën 16h) palët kanë pasur një pushim prej 10 minutave (në orën 17:30), mirëpo asnjë nga pjesëmarrësit nuk kanë dhënë deklaratë për gazetarë lidhur me rrjedhën e bisedimeve rreth përmendores së UÇPMB-së të vendosur në sheshin e Preshevës. Takimi është duke vazhduar./Titulli.com/
http://youtu.be/tSxl45agn4c
___________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/takimi-OSBE.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!