Shqiptarët e Bujanocit fshihen nga evidenca civile
Lokale

Shqiptarët e Bujanocit fshihen nga evidenca civile

01.Sep.2013 10:43
0
Dukuria e shlyerjes së shqiptarëve nga evidencat e regjistrit civil në Bujanoc, mbete shqetësim i vazhdueshëm. Ndërkohë ankesat e tyre përveç qytetarëve i kanë nis edhe përfaqësuesit institucional të shqiptarëve si dhe ata të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës. Një intervenim dinjitoz është tashmë më se i nevojshëm edhe nga qeveritë e dy shteteve shqiptare në Ballkan, të Shqipërisë dhe Kosovës. “Para tre muajve isha në Organet e Punëve të Brendshme në Buajnoc, për të bërë regjistrimin automjetit tim. Për çudi, zyrtarët policorë në vend se të më regjistrojnë automjetin më dhanë vendimin mbi shlyerjen e emrit tim nga regjistri i evidencave civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme?!”-kështu e nis rrëfimin e tij Hafëz Aliu, qytetarë shqiptarë i Komunës së Bujanocit, i cili nga funksioni i ofiqarit tash e disa vite e gëzon pensionin. Ndërkohë që përkundër  kalimit të tërë jetës së tij në Bujanoc, ka ngelur i shlyer nga evidenca në regjistrin e gjendjes civile të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme. [caption id="attachment_86252" align="alignleft" width="300"]Hafez Aliu, qytetarë i Bujanocit Hafez Aliu, qytetarë i Bujanocit[/caption] “Unë e kam të sëmur bashkëshorten time, ajo është  paralizuar dhe për këtë diagnozë posedoj tërë dokumentacionin mjekësorë. Nga momenti kur e kam fituar pensionin tim, unë në pamundësi të përkujdesjes për gruan time të sëmur më është dashtë që ta lë tek djali im i martuar i cili jeton në Fushë Kosovë, ndërsa unë tërë kohën kamë qëndruar këtu si qytetar rezident, duke i kryer të gjitha obligimet qytetare. Ndërkohë ka ndodhë që ndonjë herë të mos kem qenë në shtëpi, ndërsa dikush e ka shfrytëzuar rastin për gjëja evidentim të qytetarëve  dhe në mungesë timen e kanë shënuar se ne nuk jetojmë këtu, përkundër faktit që prona është  e jona dhe përfundimit të gjitha obligimeve. Konsideroj se kjo është shkelje arbitrare e të drejtave elementare të njeriut, duke pas në njohuri se unë, babai im, gjyshi e stërgjyshi jemi të lindur këtu dhe nga këtu nuk do të mund të na çrrënjos askush në formën që kanë nis. Unë do të ankohem në të gjitha instancat shtetërore por edhe në ato ndërkombëtare duke respektuar të gjitha të drejtat e mia civile dhe njerëzore, kjo është  e pa parë në këtë kohë”- ka deklaruar i shqetësuar Aliu, transmeton Preshevanews. Raste si ky në komunë  e Bujanocit, tashmë janë evidentuar shumë, ndërkohë që shqetësimet e tyre në adresë të qeveritarëve të Beogradit, por edhe të ndërkombëtarëve i kanë nisur përfaqësuesit e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë. Përfaqësuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës, konsiderojnë se mënyra e shlyerjes së shqiptarëve nga evidencat e regjistrit civil është mënyrë e re e diskriminimit të shqiptarëve. Tendencat për ndryshime demografike në Luginë, asnjëherë nuk kanë pushuar përkundër ndërrimit të regjimeve të shumta. Shqiptarët që janë të shtrirë në tri komunat e Luginës, në Bujanoc dhe Preshevë, vazhdojnë të mbesin shumicë. Por, dukuria e heqjes nga evidencat si dhe shpërnguljet e shumta ashtu sikur e kanë ndryshuar gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, po i rrezikojnë edhe dy qendrat me numër më të madh të banorëve shqiptarë. Ndryshe, një intervenim dinjitoz është i domosdoshëm edhe nga qeveritë e dy shteteve shqiptare në rajon, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, duke pas për bazë se kjo e para ka obligim kushtetues ndaj shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë, përderisa Qeveria e  Kosovës është obliguar së fundi nga Parlamenti Republikan me një Rezolutë të miratuar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë  e Preshevës. Obligim ky qe ende s`ka gjete zbatim, ndërkohë që pasojat  e mos zbatimit të saj po e rrisin në vazhdimësi numrin e të shpërngulurve shqiptarë nga këto troje etnike./Titulli.com/ [caption id="attachment_86253" align="aligncenter" width="648"]Vendimi përmes së cilit refuzohet ankesa e Hafez Aliut Vendimi përmes së cilit refuzohet ankesa e Hafez Aliut[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/hafez-Aliu-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkollat e mesme në Luginë me orar të ri mësimi
Kolona të gjata mes Kosovës dhe Serbisë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration