Shqiprim Musliu nominohet për kryetar të komunës së Bujanocit nga LPD
Lokale

Shqiprim Musliu nominohet për kryetar të komunës së Bujanocit nga LPD

09.Mar.2020 16:07
0

Lëvizja e Progresit Demokratik ka nominuar Shqiprim Musliun, kandidat për kryetarët të komunës së Bujanocit në kuadër të listës zgjedhore të subjektit politik. 

“Të mbështetur në vullnetin e gjithë nëndegëve, si dhe të gjitha organeve të LPD-së, ku të cilët unanimisht kanë propozuar Shqiprim Musliun kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit si dhe bartës liste të LPD-së për zgjedhjet komunale të 26 prillit”, thuhet në njoftimin e LPD-së.

LPD ka vlerësuar se do të mbetet besnike në misionin politik, shkruan Titulli.com.

“LPD-ja si forcë politike e vetme e palëkundur në parimet dhe objektivat e programit të saj, si dhe të mbështetur në misionin e saj dhe që ka lindur nga betejat në luftë në beteja për paqen, zgjedhjet e 26 prillit i sheh si një mundësi e vendosjes së një standardi të ri në jetën politike në vendin tonë. Dhe ky synim do të arrihet me vizionin e kryetarit të LPD-së z.Shqiprim Musliu për qeverisjen e Komunës së Bujanocit në mandatin 2020-2024”, thuhet  mes tjerash në njoftimin e LPD-së.

Deri më tani 4 subjekte politike shqiptare kanë prezantuar kandidaturat  e tyre për kryetar të komunës ndërsa e padefinuar mbetet Unioni Demokratik Shqiptar që në zgjedhjet e fundit ishte në listë të përbashkët me PVD./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/pd-kryesia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Nga Presheva në Shkup për t’i realizuar ëndrrat, Fitim Nuhiut i refuzohet shtetësia (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration