"Shqipëria tani do të kujdeset për Bujanocin"
Një delegacion i rrethit të Tropojës së Shqipërisë kanë qëndruar sot në Bujanoc me qëllim nënshkrimin e protokollit për binjakëzimin e komunës së Bujanocit me komunën e Margegaj së Shqipërisë, me iniciativë të “Rrjetitit Global të gruas shqiptare”. [caption id="attachment_41602" align="aligncenter" width="576"] Nagip Arifi dhe Rexh Byberi gjatë nënshkrimit të protokollit për binjakëzim të komunave Bujanoc dhe Margegaj[/caption]Qëllimi i binjakëzimit është fuqizimi i bashkëpunimit mbarëkombëtar , me theks të vecant në sferen e kulturës, arsimit si dhe në sferën e zhvillimit ekonomik të dy komunave.
[caption id="attachment_41604" align="aligncenter" width="576"] Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i komunës së Margegaj Rexh Byberi[/caption]Rexh Byberi, kryetar i komunës së Margegaj ka thënë se është krenari se sot bashkohemi në ditët e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe se janë ditë të mira për shqiptarët.
“Ishte një ëndërr për ne dhe sot erdhëm të përcjellim urimet e Pavarësisë së Shqipërisë. Erdhëm këtu sepse flamuri na takon të gjithëve, liria na takon gjithëve sepse jemi vëllezër, erdhëm këtu sepse është toka jonë. Deri sot kam folur si Tropojan, por sot do të flas si të jem anëtar i komunës së Bujanocit. Është krenari se sot bashkohemi në ditë e kombit shqiptar në ditët e Pavarësisë dhe sot janë ditët më të mira për shiptarët”, ka thënë Byberi, raporton Titulli. Ndërkaq Lida Rragani, presidente dhe themeluese e “Rrjetit Global të gruas shqiptare”, thotë se prioritet kanë ato komuna që kanë nevojë më të madhe, të zhvillohet ekonomia dhe të krijohen mundësi investimesh që të mos lejohet zbastisja e shqiptarëve nga trojet e tyre, dhe shqiptarët të mbajnë atë demografi që kanë pasur historikisht, dhe Lugina e Preshevës e ka këtë nevojë imediate. “Në vazhdimësi të nismës madhore historike për fuqizimin e bashkëpunimit mbarëkombëtar, kemi marrë iniciativën për fuqizimin e rinisë dhe rolin e saj, po ashtu fuqizimin e bashkëpunimit mes komunave dhe veçënarisht prioritet kanë ato komuna që kanë nevojën më të madhe për ndërhyrje që të mos lejohet zbastisja e shqiptarëve nga trojet e tyre, por të krijohen mundësi investimesh, mundësi investimesh dhe që trojet shqiptare të mbajnë atë demografi që kanë pasur historikisht dhe vazhdon ta ketë, bile mundësisht të sjellin më shumë, dhe Lugina e Preshevës e ka këtë nevojë imediate”, përfundon Rragani. I pari i komunës së Bujanocit, Nagip Arfi ka thënë se është kënaqësi që në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë komuna jonë të binjakëzohet me një komunë nga Shqipëria, sic është komuna Margegaj. “ Duke iu falënderuar inicijativës së “Rrjetit Global të gruas mbarëshqiptare”, dhe për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ne sot jemi binjakëzuar me komunën Margegaj. Është kënaqësi e posaçme pasi sot kemi vëllezër nga Shqipëria, të cilët e festojnë 100 vjetorin edhe ata në Shqipëri, Kosovë dhe shqiptarët e Luginës e Diasporës. Ky muaj është muaji i festave dhe cdo ditë duhet festuar, andaj edhe Bujanoci sot ka festë, do të ketë festë gjithëmonë me vëllezërit tanë nga Shqipëria”, thotë Arifi. Ajo çfarë e bëri edhe më interesante këtë takim është se kryetari i komunës Margegaj Rexh Byberaj i solli kryetarit Arifi në mesin e shumë dhuratave edhe një dhuratë shumë të veçantë, hartën etnike shqiptare. [caption id="attachment_41606" align="aligncenter" width="576"] Rexh Byberi duke ia dhuruar hartën etnike shqiptare Nagip Arifit[/caption] [caption id="attachment_41607" align="aligncenter" width="576"] Nagip Arifi duke ia dhuruar Rexh Byberaj librin e autorit Emrullah Lutfiut kushtuar Komandant Lleshit[/caption]Pas kësaj Arifi i ftoj që të bëjnë homazhe në varrin e Komandant Lleshit, me pas për të vazhduar tek shkolla “Muharrem Kadriu” paralelja në strukarë, si dhe të përcjellin punimet që po kryhen në rrugën e Breznicës.
Ky është edhe Binjakëzimi i parë i komunës së Bujanocit me një komunë nga Shqipëra./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/gjate-nenshkrimit-te-protokollit-te-binjakezimit.jpg): failed to open stream: No such file or directory