Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për ngritjen e fondit për Luginën e Preshevës
Në mbledhjen e dy qeverive shqiptare Shqipëri-Kosovë në Kongresin e Tiranës është nënshkruar marrëveshja për ngritjen e fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, shkruan Titulli.com.
Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.
"Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm, shkroi Cakaj në Facebook.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është shprehur se shqiptarët atje janë të shtypur, u shkelen të drejtat themelore vetëm për të minimizuar rolin dhe rëndësinë e tyre./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aradinaj-cakaj-lugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory