Shpallen rezultatet preliminare: Parlamenti i Serbisë pa asnjë deputet shqiptar (grafika)
Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi ka shpallur rezultatet preliminare të cilët e shpallin fitues listën “Aleksandar Vuçiq - Së bashku mund të bëjmë gjithçka” me 120 mandate (1 591 602 vota), shkruan Titulli.com.
Sipas këtyre të dhënave asnjëra nga listët shqiptare nuk ka fituar mandatë për deputet në parlamentin e Serbisë.
Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka fituar 9640 vota (0.26%) me 0 dhe lista “Alternativa për Ndryshim- Alternativa Demokratike Shqiptare” ka fituar 3256 vota (0.09 %) me 0 mandate.
Në parlamentin e Serbisë janë futur vetëm 4 lista të pakicave dy nga Sanxhaku dhe 2 nga Vojvodina.
Ky është rezultati preliminarë dhe mundë të ndryshojë deri në shpalljen zyrtare nga Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi.
Grafika e realizuar nga BBC më posht jep gjithashtu pamjen e parlamentit të Serbisë si duket pas zgjedhjeve të 3 Prillit 2022.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ezultatet-parlamentare-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory