Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë shënoi 40 vjetorin
U mbajt Manifestimi "40 vjet me Feniksin", organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë)Në këtë Manifestim të veçantë morën pjesë krijues nga Kosova, Maqedonia, nga Krahina e Preshevës, si dhe artëdashës të tjerë dhe aktivitetin e hapi Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë dhe e lexoi historikun e Feniksit nëpër kohë.
Në tribunën për "Feniksin" folën Demush Berisha, kryetar i Kuvendit të Shoqatës dhe Arsim Halili, nënkryetar i shoqatës.
Për të evokuar kujtime në foltore dolën, Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Sevdail Demiri, Hysen Këqiku, Rexhep Abazi, Hasan Emërllahu, Alixhemal Salihu, Xhemaledin Salihu dhe Zeqirja Fazliu.
U ndan Mirënjohje për kontributin e dhënë për shtatë kryetarët e "Feniksit": Hasan Emërllahut, Mexhid Mehmetit, Gani Misinit, Nijazi Aliut, Ferid Selimit, Demush Berishës dhe Bilall Maliqit.
Pati edhe orë letrare në të cilën lexuan Ismet Bajrami, Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Fatos Rushiti, Selajdin Shabani, Mehmetali Rexhepi, Havushe Kasumi, Jalldeze Kasumi, Avni Shaqiri, Lindita Berisha, Hasan Emërllahu dhe Halim Hasani i lexoi disa aforizma.
Në këtë Manifestim ishin prezent edhe shkrimtarët: Tahir Dalipi, Kurtesh Veliu, Mejdi Shabani, Rrahman Hyseni./Titulli.com/
Në fund për të pranishmit u shtrua një drekë tek restaurant "Antika" në Preshevë.
VIDEO në përpunim...