Shoqata e personave me nevoja të veçanta edhe në Bujanoc
Lokale

Shoqata e personave me nevoja të veçanta edhe në Bujanoc

02.Apr.2013 20:31
0
Komuna e Bujanocit që nga sot ka hapur shoqatën me aftësi ndryshe, e cila do ti shërbejë kryesisht këtyre personave, të cilëve deri më tani ishin lënë nën mëshirën e Zotit. Duke i parë kushtet ekonomike me të cilët përballen një numër i madh i familjeve që kanë ndonjërin nga anëtarët me aftësi të tilla dhe mundësitë për t’ia plotësuar kushtet minimale atyre, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, prioritet ndër prioritetet e kishte formimin e shoqatës për persona me aftësi të kufizuar, iniciativë kjo e cila sot u kurorëzua me regjistrimin e shoqatës, e cila do ti dalë në ndihmë çdo personi që ka nevoja të veqanta, njofton shërbimi për informim i komunës së Bujanocit. Komuna e Bujanocit, nga APR ka marrë vendimin mbi regjistrimin e shoqatës për persona me aftësi të kufizuar, të cilën do ta udhëheqë Ilirijana Azemi nga Bujanoci kryetare dhe Afrim Agushi nga Nesalca nënkryetar. Kjo shoqatë tashmë e ka edhe zyrën e vetë të kompletuar me inventarin e nevojshëm dhe buxhetin e ndarë nga pushteti lokal. Ajo çka nuk duhet harruar dhe që është jo vetëm një premtim i kryetarit të komunës por edhe një gjest ndër më humanët që mund të ndodhë është dhurata e një Kombi-busi luksoz me të gjitha kushtet e nevojshme për transportin e personave me aftësi të kufizuar, donacion ky i siguruar nga pushteti lokal dhe PBILD, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga shërbimi për informim i komunës së Bujanocit. Personat me aftësi të kufizuar, nga sot e kanë një vend ku mund të drejtohen për nevojat e tyre, sepse kjo shoqatë do ta ketë përkrahjen e plotë të pushtetit lokal për të konkurruar në donator të ndryshëm për ti dalë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar.  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/handicap.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoci gati për marrëveshje me OEMVP-në
LPD mbështet pozitën ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration