Shoqata e e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë shënon 40 vjetorin
Njoftohen të gjithë anëtarët e "Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe të gjithë krijuesit nga Presheva , Bujanoci dhe Medvegja, që jetojnë jashtë territorit të Luginës së Preshevës, si dhe të intereseuarit e tjerë, se të shtunën më 15 tetor 2016, në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, duke filluar në ora 12.00, do të mbahet Manifestimi "40 vjet me "Feniksin".Ky manifestim do të ndahet në dy pjesë, Tribunë letrare për "Feniksin" dhe evokime kujtimesh nga themeluesit e "Feniksit" dhe
Orë e madhe letrare, ku do të lexohen të gjithë krijuesit prezent në Manifestim.
Sipas njoftimit të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë do të nderohen me mirënjohje të veçanta të gjithë kryetarët e "Feniksit" që nga dita e themelimit e deri më sot, poashtu të gjithë poetët e pranishëm do të nderohen me certifikata për pjesëmarrje, si dhe dreka e përbashkët për poetët dhe mysafirët.
Prezenca e juaj e madhështon këtë manifestim të veçantë, andaj ftoheni të merrni pjesë./Titulli.com/