Shkolla në gjuhën shqipe në Bujanoc me dokument vetëm në gjuhën serbe (dokumenti)
Lokale

Shkolla në gjuhën shqipe në Bujanoc me dokument vetëm në gjuhën serbe (dokumenti)

01.Sep.2023 08:51
0

Në shkollat shqipe në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë sot fillon viti i ri shkollorë 2023/2024 në arsimin fillorë, të mesëm dhe edukimin parashkollorë sikur në të gjithë territotin e Serbisë, shkruan Titulli.com.

Problem kryesorë i shkollimit shqip mbetet mungesa e librave shkollorë në gjuhën shqipe, kuadri joprofesional, infrastruktura e dobët e objekteve arsimore si dhe shumë probleme tjera.

Gjithashtu përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip vazhdon të mbetet sfidë për institucionet arsimore edhe pse faktori shqiptar qeverisë në Bujanoc, Preshevë dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në redaksinë e Titulli.com një prind ka dërgur vërtetimin e pjesëmarrjes në programin përgatitor parashkollor që lëshohet nga organet përkatëse në komunën e Bujanocit.

Në këtë dokument nga Enti parashkollorë “Gëzimi Ynë” shihet shkrimi zyrtar vetëm në gjuhën serbe ndërsa të dhënat personale në gjuhën shqipe të plotësuara nga edukatorët shqiptarë.

Faktori politik shqiptarë udhëheq më një politikë të heshtur duke i neglizhuar problemet reale të pakicës shqiptare në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe promovon politikë të nivelit më të lartë në të cilën nuk ka kompetencë për të ndryshuar në të mirë të komunitetit që i përket./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ertetimi-parashkollor-ballina.jpg): failed to open stream: No such file or directory
A mund të zgjidhen mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi deri më 2030?
Zëvendëskryeministri i Kosovës Bislimi: Në spitalin rajonal në Vrajë nuk punon asnjë shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration