Shkolla fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë avancon në kushte, numri i nxënësve nga 501 bie në 195
Lokale

Shkolla fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë avancon në kushte, numri i nxënësve nga 501 bie në 195

26.Dec.2019 09:04
0

Drejtori i shkollës fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë me paralelet e ndara në Letovicë dhe Osllarë, Ali Latifi në një deklaratë për Titulli.com deklaroi se shkolla ka bërë investime në përmirësimin e kushteve të mësidhënies dhe mësimnxënies por mbetet shqetësuese zvogëlimi i numrit të nxënësve. 

Ai më tej thekson se për vitin 2019-të është bërë mjaftë për shkollën që drejton duke u nisur me digjitalizimin, furnizimin me kompjuterë dhe tabela. 

Latifi tha se një nga brengat ashtu si edhe në shkollat tjera është mungesa apo zvogëlimi i numrit të nxënësve ku nga 501 nxënës sa ka pasur shkolla  në vitin 2005 tani ka vetëm 195 nxënës dhe numri vazhdon të bie nga viti në vit. 

“Në shkollë mungesa e nxënësve është shumë evidente. Sa për ilustrim një kronologji e shkurtër e zvogëlimit të nxënësve nëpër disa vite të kaluara: në vitin 2005 shkolla “Ali Bektashi” ka pasur gjithsejtë nga klasa e I deri në klasën e VIII 501 nxënës, në 2006 – 486 nxënës, në vitin 2007 – 476 nxënës, në vitin 2008 – 461 nxënës, në vitin 2014 shkolla jonë kishte 298 nxënës dhe kështu me radhë deri në këtë vit shkollorë 2019/20 kemi gjithsejtë 195 nxënës do me thënë në Nesalcë dhe paralelet e ndara Letovicë dhe Osllarë. Dhe si duket ky zvogëlim nëpër vite sa vie e bëhet më i theksuar:, tha Latifi.       

“Jemi munduar të i realizojmë të gjitha planet dhe programet shkollore që ishin të parapara për këtë vit shkollorë, posaçërisht vëmendje i kemi kushtuar avancimit të procesit të digjitalizimit duke furnizuar me kompjuterë, lap – top projektorë dhe tabela. Për momentin disponojmë me tri tabela interaktive dhe tre kabinete”, theksoi Latifit. 

Sipas tij vlen të cekët së në vitin 2019 kanë rregulluar bibliotekën e shkollës duke furnizuar me tekste dhe lektura shkollore. 

“Për vitin 2020 kemi paraparë që në vazhdimësi të përsosim digjitalizimin e shkollës duke e marrë parasysh se së shpejti në shkolla do të fillojnë ditaret elektronike. Për këtë arsye në fillim të 2020-së parashikojmë të blejmë edhe dy tabela interaktive shkollore si në Nasalcë dhe paralelet e ndara në Letovicë dhe Osllarë”, u shpreh Ali Latifi./Titulli.com/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/li-latifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration