Shkencëtarët studiojnë viruset e lakuriqëve që rrezikojnë shëndetin e njeriut (video)
Mendohet se COVID-19 mund të jetë shkaktuar nga një sëmundje që u shfaq për herë të parë tek lakuriqët, por megjithatë studimet vazhdojnë. Një ekip shkencëtarësh në Filipine po studion sëmundjet që gjenden tek lakuriqët me shpresën për të parandaluar pandemitë në të ardhmen.
Një ekip shkencëtarësh në Filipine përdor rrjetat për të kapur lakuriqët, të cilët më pas i nënshtrohen një kontrolli të improvizuar mjekësor. Ata marrin mostra nga goja e lakuriqit, i bëjnë një matje dhe inspektojnë krahët e tij.
"Ne po përpiqemi të gjejmë lloje të tjera të koronavirusit që kanë potencialin të kalojnë tek njerëzit. Po përpiqemi të mësojmë se cilat zona kanë potencialin të jenë burim i infeksionit me koronavirus", thotë shkencëtari Phillip Aviola.
Studiuesi i lakuriqëve që punon për Universitetin e Filipineve është pjesë e ekipit që po studion lakuriqët dhe sëmundjet zoonotike (sëmundje që e kanë origjinën nga kafshët). Vetë natyra e punës së tyre i vë ata në rrezik nga infektisionet.
Ata përdorin të dhënat e mbledhura nga kontrollet që u bëjnë lakuriqëve për të krijuar një model simulimi.
“Nëse e njohim virusin dhe e dimë se nga ka ardhur, ne pastaj e dimë se si mund ta izolojmë atë gjeografikisht. Bazuar në këtë, ne mund të zbatojmë disa masa kufizuese, mund të ndalojmë udhëtimeve dhe mund të parandalojmë përhapjen e virusit nga qyteti në qytet, ose nga një provincë në një tjetër”, thotë zoti Aviola.
Modeli parashikon se si koha, klima dhe temperatura mund të ndikojnë në transmetimin e sëmundjeve nga lakuriqët tek njerëzit.
Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës thotë se ka më shumë se 1,200 lloje lakuriqësh dhe të paktën 78 prej tyre jetojnë në Filipine.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera, po bëjnë studime për të mësuar nëse pandemia e koronavirusit ka filluar tek lakuriqët, sepse virusi ka një përbërje të ngjashme me virusë të tjerë që gjenden tek shpendët.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/akuriq-.jpg): failed to open stream: No such file or directory