Shkelë policin dhe ikë nga vendi i ngjarjes (foto)
Lokale

Shkelë policin dhe ikë nga vendi i ngjarjes (foto)

21.Oct.2013 21:33
0
policia-ternoc-4Goran Gjorgjeviq (1969) nga fshati Krshevicë i komunës së Bujanocit, policë i njësisë intervenuese të stacionit në Bujanoc, më lëndime të rënda trupore që rrezikojnë jetën, sonte rreth orës 19:00 është pranuar në Qendrën Klinike në Nish. Rreth orës  18:00, gjatë një ndjekje të policisë, në afërsi të pompës së benzinës “Cuki” në rrugën qarkore Tërnoc – Bujanoc, drejtuesi i makinës “Audi” me targa të huaja ka shkelur policin Gjorgjeviq dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Titulli.policia-ternoc-3 Në bazë të informacioneve të afërta me policinë, njësia intervenuese pjesë e së cilës ishte edhe Gjorgjeviq, kishte marrë urdhër për të ndaluar “Audin” e zi me targa të Zvicrës, me qëllim konfiskimin e drogës e cila ishte tek drejtuesi i makinës. Në momentin që ngasësi ka kuptuar se policia i ka përgatitur një kurth, ai ka shtypur gazin e makinës duke goditur Gjorgjeviqin dhe me shpejtësi ka ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të Tërnocit. policia-ternoc-2 Polici i lënduar rëndë është shtrirë në repartin e kirurgjisë në Vranjë, prej nga me ndihmë të shpejtë është dërguar në repartin e neurokirurgjisë në Qendrën Klinike të Nishit. Pjesëtarët e shërbimit policor janë mobilizuar dhe janë në kërkim të autorit të këtij aksidenti. Në vendin e ngjarjes për vëzhgim ka dalë edhe prokurori. /Titulli.com/   --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/policia-ternoc-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Paraqiten 494 nxënës, 284 fitojnë bursën e Trupit Koordinues
Fëmijët nga Lugina fitues në garat çiklistike në Kumanovë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration