Shifrat zyrtare: Bujanoci 54.684 banorë, Presheva 60.568 të regjistruar, rreth 36 mijë jashtë vendit
Enti Republikan i Statistikave të Serbisë ka publikuar rezultatet e para preliminare të regjistrimit të popullsisë I realizuar gjatë vitit 2022, shkruan Titulli.com.
Sipas këtij rezultati në komunën e Preshevës jetojnë gjithsejtë 60.568 banorë, prej tyre 35.097 janë banorë rezident ndërsa banorë jorezident (që jetojnë më gjatë se 12 muaj jashtë vendqëndrimit) 25.47 dhe numri i përgjithshëm i objekteve të banimit është 11.642.
Në komunën e Bujanocit janë të regjistruar 54.684 banorë, prej tyre 42. 634 janë banorë rezidentë ndërsa të regjistruar banorë jorezidentë janë 11.036 dhe numri I përgjithshëm i objekteve të banimit është 13.647./Titulli.com/
Shiko rezultatin e saktë në linkun zyrtarë të Entit Republikan të Statistikave të Serbisë
copy(/home/titulli/public_html/images/image/egjitrsimi-.jpg): failed to open stream: No such file or directory