Lokale
SHHLP fton shqiptarët në Zvicër të marrin pjesë në Kuvend
Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës (SHHLP) më 30 mars (e shtunë) do të mbajë Kuvendin zgjedhorë
Kjo shoqatë më seli në Zvicër përmes një njoftimi thërret bashkatdhetarët në Kuvendin e tretë zgjedhorë.
“Të nderuar bashkatdhetarë, anëtarë të shoqatës, veprimtarë, bamirës, të respektuar vëllezër të të gjitha trevave shqiptare. Kemi nderin që, t`ju ftojmë, për të marr pjesë në Kuvendin e tretë zgjedhor të SHHLP-së”, shkruan lajmërimi i kësaj shoqate shqiptare, transmeton Titulli.
Kryesia pretë që edhe këto zgjedhje të kalojnë më së miri, andaj i inkurajon pjesëmarrësit që të japin ide të reja në mënyrë që të bashkëveprohet dhe të arrihen rezultate edhe më të mëdha.
“Me ketë rast, paraprakisht, i falënderojmë të gjithë ata si individë, por edhe si afaristë, pastaj bashkësitë fetare, hoxhallarët, kryesitë dhe anëtarët e tyre, mediat e shkruara dhe elektronike, që kanë dhënë kontribut të çmuar në shoqatën tonë”, thuhet në njoftimin e SHHLP-së.
Kuvendi i tretë zgjedhor do të mbahet në restorantin “LALA” në Schartenstrasse 24, 9445 Rebstein, me fillim në orën 19:30.
Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës deri më tani me transparencë ka organizuar një numër të madh të aktiviteteve që kryesisht ka pas për qëllim ndihmën e njerëzve në nevojë të cilët jetojnë në Luginë./Titulli.com/
http://youtu.be/DWAK1XWASOccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/shhlp.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!