
Shfaqja “Vdekja e Hijshme” e Teatrit të Preshevës u ndoq me interesim të madh nga publiku në Uster të Zvicrës
Teatri i Preshevës ka dhënë sonte në Uster të Cyrihut shfaqjen “Vdekja e Hijshme”, e cila është e bazuar në baladën popullore “Hasan Aga dhe Çika Potureshë”, shkruan albinfo.ch.
Shfaqja, nën regjinë e Kastriot Saqipit dhe skenar të Mexhid Mehmeti është prezantuar me fillim nga ora 19:00.
Ajo është ndjekur me interesim nga një publik prej disa qindra vetash që kishin mbushur sallën e madhe për aktivitete kulturore e shoqërore, të komunës së qytetit Uster./albinfo/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/stervdekja-hishme.jpg): failed to open stream: No such file or directory