Shefat Isufi stërviti edhe në malet e Austrisë për sfidën me kenianin
Lokale

Shefat Isufi stërviti edhe në malet e Austrisë për sfidën me kenianin

07.Aug.2016 09:05
0
Nuk i trembet qerpiku i syri. Është i bindur se do ta fitojë luftën me 20 gusht në Antalia të Turqisë. Ky është boksieri shqiptar me prejardhje nga Tërnoci i komunës së Bujanocit Shefat Isufi, i cili është përgatitur në çdo aspekt.

Boksierët shqiptar gjithnjë po arrijnë suksese të mëdha, ndërsa misioni i Isufit është ta mbrojë titullin në kategorinë 79 kg në versionin WBA. 

26-vjeçari beson se do t’ia ia dalë në përballje me kenianin Daniel Wanyoni. 

Isufi po orvatet të sigurojë të gjitha informacionet për kenianin se ku është më i rrezikshëm dhe ai premton se do të luftojë me gjithë energjinë që ka për ta mposhtur kenianin.

Përgatitjet në Gjermani dhe në Austri i kanë ndihmuar shumë që të jetë në nivelin më të mirë.

“Jam optimist për fitore kundër kenianit e cila do të më afron edhe një hap titullit të botës”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot” Shefat Isufi.

Yusra Mardini dikur refugjate në Preshevë, sot fitojë garën në RIO
Kombi dhe Feja te Shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration