Shefat Isufi i gatshëm për meçin e karrierës, e ka këtë mesazh për shqiptarët (video)
Shefat Isufin e ndajnë vetëm disa ditë nga meçi i shumëpritur me Billy Joe Saunders.
Isufi, 29-vjeçar, deri tani në karrierë ka 27 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime, shkruan Insporti
Ai të shtunën (18 maj) përballë tij do të ketë boksierin e pamposhur britanik, 29-vjeçarin Billy Joe Saunders. Meçi i Isufit me Saundersin fillimisht ishte paraparë të zhvillohej më 13 prill, por më pas u zhvendos në datën 18 maj.
Isufi, i lindur në Tërnoc të Madh të Bujanovcit, por që jeton në Mynih të Gjermanisë, nuk pritet që ta ketë aspak të lehtë ndaj britanikut, kur merren parasysh rekordet e tij. Saunders, po ashtu 29-vjeçar, ka bilanc 27-0-0. Por, Isufi shpreh optimizëm se mund të jetë i pari që i shkakton humbje atij.
Ai për Insportin tregoi për përgatitjet e tij si dhe detajet e fundit para meçit.
Isufi duke kryer stërvitjet para duelit me Saundersin:
“Kundërshtarin e dimë të gjithë se është një boksier shumë i talentuar dhe i pamposhtur deri më tani”, tha Isufi për Insportin.
“Nuk kam pika të dobëta ose të forta të kundërshtarit por kur të ngjitem në ring aty mund të shihet gjithçka, nuk kam dëshirë të bëj plane para ndeshjes por nuk do të thotë se nuk e përcjell”, shtoi ai.
Tutje, për Insportin ai tregoi edhe mesazhin që ka për tifozët si dhe të gjithë shqiptarët.
“Dua të premtoj se do të jap maksimumin dhe do të shkoj atje për të fituar e jo vetëm për të kaluar ndeshjen”, përfundoi Isufi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hefat-isufi.jpg): failed to open stream: No such file or directory