Lokale
SHBA-të kërkojnë ulje tensionesh, Nikolliq nxitë rrënimin e përmendores
Ambasada e SHBA-së në Beograd përmes një komunikate ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit të Luginën e Preshevës, duke kërkuar nga palët që t’i kontribuojnë uljes së tensioneve.
Në deklaratën e lëshuar nga Ambasada Amerikane thuhet se mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe jo retorikës agresive dhe kërcënimeve të forcës.
Edhe presidenti serb Tomislav Nikolic, ka deklaruar sot se shteti duhet të reaguar dhe “në pikë të ditës” të rrënoj lapidarin në qendër të Preshevës, kushtuar pjesëtarëve të rënë të UÇPBM-së, nëse këtë nuk e bëjnë shqiptarët, shkruan Telegrafi.
“Serbia duhet të reagojë dhe Serbia do të reagojë. Lapidarin duhet të rrënojnë vetë shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre politikë, nëse dëshirojnë të tregojnë se popullin e tyre po e udhëheqin në atë mënyrë që të jetojnë mirë në Serbi. Nëse kjo nuk ndodhë, Serbia në pikë të ditës duhet ta rrënoj atë pllakë dhe të tregoj se një gjë e tillë nuk lejoj me ligjet e saj”, ka thënë Nikolic për televizionin shtetëror serb.
Ai ka thënë se e mbështet Qeverinë e Serbisë që “në momentin që të merr vendim ta rrënojë lapidarin edhe ta bëjë atë". /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/ambasada-SHBA-se.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!