Shaip Kamberi dhuron libra Bërnabiqit e Vuçiqit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ua ka bërë nga një dhuratë kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiqit dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.
Dhurata e Kameberit për dy udhëheqësit serbë ka qenë libri i autorit Aleksandar Pavloviq, i cili flet në mënyrë të argumentuar, sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve.
“Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Bërnabiq dhe presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq, ‘Shqiptari imagjinar - simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe’. Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejt lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX”, ka shkruar Kamberi.
Kamberi ka thënë se shpreson që ky libër do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-libri.jpg): failed to open stream: No such file or directory