Shahini: Libra edhe për bibilotekat shkollore në Luginë të Preshevës
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë Besa Shahini për takimin me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mlladen Sharqeviq është shprehur se ka diskutuar problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.
“Ofruam libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare - ofertë e cila u pranua në parim”, ka shkruar Shahini në profilin e saj në facebook.
Ajo ka thënë se tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi.
Besa Shahini ka thënë se ky takim është realizuar me kërkesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa pas vizitës që i bënë në Tiranë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hahini-sharcevic.jpg): failed to open stream: No such file or directory