Seriali "O Sa Mirë" me tre aktorët e rinj, një vjen nga Presheva (foto)
Telegrafi shkruan se episodi më i ri i serialit shqiptar "˜O Sa Mirë'do të transmetohet më 30 tetor (e diel) në ora 20:00 në televizionin e KTV-së.Ende nuk kanë vendosur se cili karakter i shqiptarëve të Maqedonisë do të shfaqet në serial, megjithëse janë në opsion i Kumanovës, Tetovës dhe Gostivarit.
Gjithashtu bëhet e ditur se trupës së aktorëve i janë bashkuar edhe këta tre aktorë Edon Bërveniku, Rifat Smani dhe Egzona Salihu që është aktore nga Presheva.
Serialit i është bashkuar edhe grupi i ‘Stupcat’, Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safiçiu.