Serbia vendosi kontrollimet e emgriantëve me Maqedoninë, zvogëlohet  numri i refugtëve
Lokale

Serbia vendosi kontrollimet e emgriantëve me Maqedoninë, zvogëlohet numri i refugtëve

20.Nov.2015 14:40
0
Në qendrën e pranimit të refugjatëven në Preshevë asgjë nuk ka ndryshuar që prej kur Serbia vendosi që të përforcoj kontrollimet e emgriantëve në kufi me Maqedoninë.

Në qendrën e pranimit ka rreth 500 emigrantë që po presin regjistrimin në polici, por ky numër ndryshon çdo orë, ndërsa në nivel ditor regjistrohen rreth 4000 deri 5000 persona, ka deklaruar sekretari i kryqit të kuq në Preshevë Ahmet Alimi.

Alimi ka thënë se në krahasim me muajin nëntor kur kanë kaluar çdo ditë mbi 8000 persona, ky numër është përgjysmuar, por asgjë nuk ka ndryshuar nga nata kur Serbi ka vendosë që të hyjnë vetëm refugjatë që vijnë nga vetet me konflikt.

“Gjithçka është normale përveç inteniztetit që ka rënë në krahasim më herët kur në ditë regjistroheshin 7000 deri 10000 njerëz, tani intenziteti ka rënë për 50%. Gjithçka po shkon normalisht, njerëzit po marrin letrat, policia po i kontrollon, vijnë të marrin ushqim tek ne dhe ikin tutje, askush nuk qëndron në Preshevë” ka thënë Alimi.

Sipas tij, kryqi i kuq në Preshevë ka ndarë 24 orët e fundit rreth 2000 racione ushqim.

Rruga e bllokuar që ka qenë për javë të tëra drejt stacioni hekurudhor tashmë është normalizuar dhe janë larguar barrierat nga policia. 

Vuçiq i gatshëm për bisedime me shqiptarët e Luginës (Video)
Kamberi: Janë bërë disa hapa pozitiv në Luginë, por nuk është e mjaftueshmë për pozitën shqiptare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration