Serbia shpall zgjedhjet më 21 qershor, tubimet parazgjedhore pas konsultimit me mjekët
Lokale

Serbia shpall zgjedhjet më 21 qershor, tubimet parazgjedhore pas konsultimit me mjekët

04.May.2020 21:56
0

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar daljen në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet në Serbi është dashur të mbahen më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 15 mars, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.

Vuçiq tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh parazgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.

Serbia ka konfirmuar mbi 9,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-maska.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Identifikohet trupi i gjetur në lumin e Gjilanit, dyshohet se viktima është Besnik Osmani nga Presheva?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration