Serbia shkëputë marrëveshjen me Gjermaninë për shkuarjen e infermierëve
Ministri serb i Punës, Zoran Gjorgjeviq ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të shqyrtohet shkëpuetja e marrëveshjes me Gjermaninë për shkuarjen e fuqisë punëtore nga Serbia.
Gjorgjeviq në konferencë për media pas takimit të Këshillit Socio-Ekonomik, ka thënë se konkursi i këtij viti për shkuarjen e infermiereve për punë në Gjermani është ndalur, pasi që me partnerët është arritur marrëveshja që këtë vit mos të implementohet, përcjellë Ballkani.
Gjithashtu ai ka thënë se ky qëndrim është i harmonizuar me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se duhet ndërprerë shkuarja e infermiereve në Gjermani.
I pyetur për shpalljen e konkursit të ri për shkuarje në Gjermani, bashkëpunim ky me GIZ-in gjerman, Gjorgjeviq ka thënë se ai konkurs është ndërprerë dhe më nuk do të ketë.
Të kujtojmë se një marrëveshje të tillë e ka të nënshkruar edhe Kosova me Gjermaninë dhe se shkuarja e një numri të madh mjekësh dhe infermieresh ka bërë që në vendin tonë të hetohet mungesa e tyre.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/otrat-medicinale.jpg): failed to open stream: No such file or directory