Serbia po bën spastrim të heshtur në Luginë
Lokale

Serbia po bën spastrim të heshtur në Luginë

31.Mar.2015 10:53
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se Serbia po bën spastrim të heshtur etnik në Luginën të Preshevës.

Ai ka deklaruar në një intervistë për “Epokën e re” se me çdo kusht Beogradi është duke tentuar ta ndryshojë strukturën nacionale të popullsisë në Luginë.

Musliu ka vlerësuar se situata në Luginë është e njëjtë sikurse ajo e Kosovës në vitet e ‘90-ta.

“Ne për të gjitha ngjarjet dhe fenomenet diskriminuese, si komuniteti më i diskriminiuar në Evropë, e kemi njoftuar bashkësinë ndërkombëtare, qoftë ambasadat e akredituara në Beograd, qoftë edhe komunitetin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, OSBE-në apo edhe Këshillin e Evropës”, ka theksuar Musliu, shkruan gazeta "Epoka e Re".
Ish-udhëheqësi politik i UÇPMB-së ka thënë se pa ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës lidershipi i Luginës e ka vështirë të përballet me fuqinë politike dhe ushtarake serbe.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar që Qeveria e Kosovës, në bisedimet me Beogradin, ta fusë në agjendë edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por deri më tash ka qëndruar indiferente ndaj kërkesës sonë. Kemi kërkuar që të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës së paku të vendosen në marrëdhënie reciproke me të drejtat e serbëve të Kosovës”, është shprehur Musliu. /Titulli.com/

Fondi Humanitar, projekt për punësim dhe zhvillim në Preshevë
Zgjedhë kryesinë shoqata humanitare "Lugina e Preshevës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration