Serbia nuk po e respekton IBM-në në Medvegjë
Lokale

Serbia nuk po e respekton IBM-në në Medvegjë

08.Aug.2013 23:33
0
Lëvizja e Medvegjës Pozitive i ka dërguar sot një letër të hapur kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilën kërkohet zgjidhja e problemeve administrative me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune.  Në letrën e hapur thuhet se në vendkalimin kufitar Mutivodë afër Medvegjës nuk lejohet hyrje në Serbi mbi bazë të dokumenteve të lëshuara nga autoritetet kosovare, dersia në pikëkalimet e tjera marrëveshja e Brukselit zbatohet. “Qytetarët e Medvegjës kanë besuar se me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit i është vënë pikë vështirësive administrative, si dhe atyre jetësore me të cilat janë ballafaquar në vendkalimin kufitar në Mutivodë”, ceket në letër, transmeton Koha. Kjo lëvizje cek edhe sjelljen agresive të pjesëtarëve të policisë serbe me kërkesë absurde që autoritetet kosovare të lëshojnë dokument të posaçëm vetëm për Medvegjën, gjë që paraqet shembull shumë të qartë të mosfunksionimit të shtetit juridik dhe të shkeljes të së drejtës për lirinë e lëvizjes. “Praktikën e tillë e vlerësojmë të palejueshme dhe kërkojmë nga ministria komente dhe qeveria serbe sqarim dhe zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje”, thuhet në atë letër. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/policia-kufiri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Familja Rama nga Svirca e Medvegjës me shtëpi të re
Trupi Koordinues ju uron Fitër Bajramin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration