Serbia nuk lejon përdorimin e flamurit në Luginë
Lokale

Serbia nuk lejon përdorimin e flamurit në Luginë

06.Aug.2012 16:04
0
Këshilli Kombëtar Shqiptarë me seli në Bujanoc ka kërkuar nga faktorë të ndryshëm përkrahje më të madhe në interes të shqiptarëve të Luginës, pas përgjigjes negative për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Gjatë një deklarate dhënë portalit të pavarur informativ Titulli, kryetari i KKSH-së Galip Beqiri ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe nga faktorë të ndryshëm me ndikim, për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Luginë. Këshilli Kombëtar Shqiptarë ditë më parë ka kërkuar nga Beogradi që të lejohet përdorimi  zyrtarë i flamurit kombëtar, mirëpo ajo nuk është lejuar. “KKSH i ka bërë një kërkesë ministrisë përkatëse që të lejohet përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë, mirëpo përgjigja që na është kthyer ka qenë negative”, ka thënë me këtë rast Beqiri. Pos kësaj, Beqiri ka vërejtje edhe në zbatimin e dygjuhësisë në Luginë. “Në institucionet lokale, polici dhe gjykatë nuk është duke u zbatuar dygjuhësia edhe pse një gjë e tillë është e paraparë me ligj”, tha për Titullin Beqiri. Drejtuesi i këtij institucioni duket i kënaqur vetëm me ndryshimet e fundit që janë bërë në arsim. “Jemi të kënaqur duke filluar me lëmin e arsimit hapjen e Fakultetit të Ekonomisë, pastaj tekstet shkollore, ndërsa këtë vit nxënësit e shkollave fillore do të furnizohen me 45 deri 50 tekste, disa do të jenë të përkthyera dhe disa nga Shqipëria”, tha Beqiri. Ky institucion që vepron që dy vite në Luginë ka pasur disa aktivitete të cilat kanë përfshi fushën arsimore dhe kulturore, ndërsa ka organizuar edhe rreth 15 aktivitete për 100 vjetorin e pavarësisë, disa prej të cilave janë realizuar, kurse të tjerat presin të zhvillohen deri në ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Ai foli edh për të drejtën e informimit, që sipas ligjit KKSH-së ka të drejtë të ketë një gazetë si dhe  medium elektronik, mirëpo sipas tij nuk është interesi që të hapet televizion, pasi që ata ekzistojnë në Bujanoc dhe Preshevë. “Për momentin nuk jemi të interesuar të hapim një televizion pasi kushton, por do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me televizionet ekzistuese”, tha kryetari i KKSH-së Galip Beqiri./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/flamuri-kombetar.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Zjarre edhe në Bilaç, dyshohet për zjarrvënie (audio)
Kosova injoron Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration