Serbia njeh diplomat e Kosovës sipas Rezolutës 1244
Qeveria e Serbisë të premten ka aprovuar Udhëzimin për mënyrën e veçant të njohjes së dokumenteve të shkollimit të lartë dhe vlerësimin e programeve studimore të Universiteteve në Kosovë, që ushtrojnë veprimtarinë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Diplomat universitare së pari do të certifikoj Komiteti i Ekspertëve Evropian Akademik që ka themeluar Asociacioni Evropian Universitar, pastaj do të shqyrtoj organi Pavarur i Shkollimit të Lartë, kumtoi shërbimi Qeverisë, transmeton agjencia “Beta”.
Qeveria ka aprovuar edhe propozim ligjin për verifikimin e Marrëveshjes mes Serbisë dhe Kanadas për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve./Titulli.com/