Serbia konstituon Kuvendin e ri, afati 90 ditor për formimin e Qeverisë së re
Lokale

Serbia konstituon Kuvendin e ri, afati 90 ditor për formimin e Qeverisë së re

02.Aug.2022 07:06
0

Në Beograd më 1 gusht u konsitua Kuvendi i ri i Serbisë dhe filloi afati 90 ditor për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Vazhdimi i seancës së Kuvendit është të martën, më 2 gusht, në të cilën do të zgjidhet Kryesia e Kuvendit.

Kandidati për kryetar të Kuvendit është Vladimir Orliq nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi u mbajtën më 3 prill.

Kuvendi i Serbisë përbëhet nga 250 deputetë dhe koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe (SNS), që udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka fituar më shumë se 120 vende.

 

Opozita e Bashkuar e Serbisë e udhëhequr nga Partia për Liri dhe Drejtësi e Dragan Gjilas ka fituar 38 ulëse në Kuvendin e ri.

Partnerja e mëhershme e partisë së Vuçiqit, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) ka fituar 31 mandate.

Koalicioni i të gjelbërve të majtë, Moramo (Ne duhet) ka fituar 13 ulëse. Po ashtu janë edhe disa parti parlamentare djathtiste – Zavetnici (Të betuarit) dhe Dveri me nga dhjetë deputetë dhe koalicioni NADA (Shpresa) me 15 deputetë.

Në mesin e listave që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë në legjislaturën e re do të jenë edhe: Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) me pesë deputetë, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit me tre, dhe SDA Sanxhak dhe Së Bashku për Vojvodinën me nga dy deputetë.

Ndërsa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të ketë një deputet.

Edhe pse Partia Përparimtare Serbe (SNS), që udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në legjislacionin e ri parlamentar fitoi shumicën e votave, ajo e vetme nuk do të mund të formojë shumicën.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/uvendi-serbise-2022.jpg): failed to open stream: No such file or directory
“Regjionet evropiane-Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës”, grupi i ri parlamentar në parlamentin e Serbisë
Rahim Salihi emërohet këshilltar i Grupit Parlamentar "Regjionet evropiane - Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina Preshevës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration