Serbia i lejon katër libra leximi në gjuhen shqipe në Preshevë
Lokale

Serbia i lejon katër libra leximi në gjuhen shqipe në Preshevë

21.Jan.2016 15:40
0
Librat janë të shkruara nga autorë të Shqipërisë dhe ata kosovarë dhe do të shërbejnë për vitin e parë, të dytë, të tretë dhe vitin e katër, për gjimnazet e reformuara. Këto janë librat e vetëm, të cilat, pas më se dy dekadave, do të mund të shënohen zyrtarisht në ditarët shkollorë.

Zejni Fejzullahu, përfaqësues për arsim i Këshillit Nacional Shqiptar, vendimin e Ministrisë serbe të Arsimit e sheh shpresëdhënës edhe për lejimin e teksteve tashmë të bllokuara e që janë të dhuruara nga Ministria Arsimit të Kosovës.

Ndërkaq, Ragmi Mustafa, Kryetar i Preshevës, vendimin e Ministrisë së Arsimit të Sërbisë e ka quajtur vendim politik, që,sipas tij, për arsyetim para botës se kinse Serbia po ua mundëson shqiptarëve furnizim me tekste nga Shqipëria, përderisa, në anën tjetër, bllokon, për më se katër muaj, librat e dhuruara nga Republika e Kosovës.

Për më se dy dekada nxënësit shqiptar në Luginë, në mungesë të librave mësimore, mësojnë me metoda klasike të diktimit, si pasojë e moslejimit të autoriteteve serbe, që tekstet mësimore të importohen nga  Kosova e Shqipëria.

Katër librat e lejuar pritet që të hynë në përdorim gjatë këtij viti shkollorë. /Titulli.com/

Pse shqiptarët e Luginës të paguajnë taksë për televizionin kombëtar në Serbi...?
Mustafa thotë se kemi zhvilluar Preshevën, opozita vlerëson se zhvillimi në duar të amatorëve (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration