Lokale
Serbia hesht derisa Lugina digjet
Ruzhdi Qehaja, drejtor i Mbrojtje-Shpëtimit në Komunën e Kamenicës deklaroi se aktualisht zjarret kanë përfshirë fshatrat shqiptare të Luginës, rrespektivisht të komunës së Bujanocit, si në Muhoc, Zarbincë, Sedllar, Priboc, Qarrë etj.
Në vijën kufitare Kosovë-Serbi mbi pesë fshatra shqiptare aktualisht janë të përfshira nga zjarret. Mësohet se qindra hektarë pyje janë duke u djegur, ndërkohë që askush nga zyrtarët serbë, policia apo xhandarmëria nuk ka intervenuar.
Qehaja tha për Rajonipress se ka madje 15 ditë që disa pjesë andej kufirit janë duke u djegur. “Ne kemi intervenuar vetëm në Priboc, por për shkak të prezencës së madhe të xhandarmërisë aty jemi tërhequr”, ka thënë ai.
Qehaja tha se shumica e zjarreve janë të qëllimshme, sikurse është e qëllimshme heshtja e zjarrfikësve serbë, të cilët asnjëherë nuk e kanë vizituar këtë pjesë të banuar me shqiptarë.
“Zjarri disa herë ka depërtuar edhe në pjesën e Kosovës, por ne kemi intervenuar me kohë dhe e kemi lokalizuar atë”, shtoi Qehaja.
Selver Lenjani, përfaqësues i fshatit Karaçevë, tha se kjo që po ndodhë me malet e fshatrave shqiptare në pjesën serbe vërtet është krim.
“Ashtu siç po digjen aktualisht pyjet, shumë shpejt flakët do të depërtojnë edhe në shtëpitë shqiptare. Qëllimi i organeve serbe është që të digjen shtëpitë e shqiptarëve bashkë me pyjet”, vlerësoi Lenjani.
Lenjani tha se ka kërkuar takim urgjent me përfaqësuesit e KFOR-it amerikan për të intervenuar në këto zona tashmë të boshatisura nga banorët. “Priboci është fshat për gjynah, sepse aty janë djegur edhe ato pak shtëpi të mbetura”, tha ai./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/zjarret-ne-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!