Serbët nga Kosova drejt pikës kufitare Konçul, për t’i marrë pagat e pensionet e Serbisë (video)
Në mungesë të dinarëve, qytetarët serbë të Kosovës po shkojnë në qytetet e Serbisë, që janë pranë kufirit me Kosovën, për t’i tërhequr mjetet që ata pranojnë nga Qeveria e Serbisë.
Shumë prej tyre bëjnë dhjetëra kilometra rrugë deri te pikat mobile që janë vendosur në afërsi të pikave kufitare Jarinjë, Bërnjak, Merdar dhe Konçul.
Vendimin për ta zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e quajti “katastrofik” dhe “jokompetent”. Escobar nga e mërkura pritet të qëndrojë në Kosovë, ku në fokus do të ketë një zgjidhje për dinarin./REL/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/erbet-kufi-stedionica.jpg): failed to open stream: No such file or directory