Serbët e Bujanocit kërkojnë zgjedhje lokale, pastrim të listave zgjedhore, regjistrim...
Lokale

Serbët e Bujanocit kërkojnë zgjedhje lokale, pastrim të listave zgjedhore, regjistrim...

21.Feb.2014 10:37
0
Serbët nga Bujanoci kërkojn zbardhjen e rasteve të kidnapimeve gjatë konfliktit të armatosur në Luginë. Nga shteti ata kërkojnë regjistrim, pastrim të listave zgjedhore, dhe ndërprerjen e “shqiptarizimit” “Shoqatat serbe nga Bujanoci kanë kërkuar nga shteti që sa më parë të zbardh të vërtetat e rreth 40 serbëve nga jugu i Serbisë që janë të kidnapuar gjatë kryengritjes së shqiptarëve në vitin 2000-2001”, shkruan sot gazeta e Beogradit “Vecernje Novosti”. Edhe pse nga ky konflikt i armatosur kanë kaluar më shumë se  një dekadë, sipas shoqatave për këtë dihet shumë pak, ndërsa shteti nuk ka bërë asgjë për të nisur një hetim për të gjetur këta të zhdukur. Zgjidhja e çështjes së të pagjeturve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja i janë shtuar listës me kërkesa të cilët serbët nga jugu ia kanë dorëzuar shefit të Trupit Koordinues për jug të Serbisë Zoran Stankoviqit, transmeton Titulli. Përfaqësuesit e këtyre organizatave, ndër të tjera kërkojnë edhe një regjistrim të shpejt e të jashtëzakonshëm të popullatës në  komunë të Bujanocit, mbajtjen e zgjedhjeve lokale, si dhe ndarjen e funksioneve në ndërmarrjet publike sipas përbërjes nacionale në këtë komunë. Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc Svetisllav Velickoviq thotë se kanë kërkuar nga Qeveria e Serbisë mbikëqyrje mbi harxhimin e parasë shtetërore në Bujanoc. “Shteti duhet të mbrojë popullin serb në jug-qendër të Serbisë nga shqiptarizimi gjithnjë në rritje në këtë rajon”, ka thënë Velickoviq. “Kemi kërkuar që mjetet që Serbia i investon në komunë të Bujanocit të ndahet proporcionalisht si për vendbanimet serbe ashtu edhe ato shqiptare. Deri më tani të gjitha investimet kanë përfunduar në fshatrat shqiptare”, thotë mes tjerash Svetisllav Velickoviq. Ndërsa, Bogoljub Milosvljeviq nga Bujanoci “pret që shteti me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare të ndërpresë regjistrimin dhe votimin e shqiptarëve të cilët janë shpërngulur nga këto komuna për në Kosovë dhe Metohi dhe atje jetojnë me dekada”. “Kërkojmë nga shteti që të shqyrtojë privatizimin dhe shitjen e ndërmarrjeve, por edhe investimet direkte në ekonominë lokale”. Në listën e problemeve përmes së cilës ankohen banorët serb të rrethit Pçinjës është edhe shuarja e vendeve  të punës në administratën lokale në të cilën punonin serbët, zbatim i dyfishtë i ligjit, forcim i termit Lugina e Preshevës dhe heqjen e shkrimit cirilik. Në barrë të qeverisë në Beograd është vendos edhe ajo që janë indiferent, dhe se kontaktet zyrtare i kanë me liderët politik shqiptar të këtij rajoni./Titulli.com/
Serbia zvarrit njohjen e diplomave nga Kosova
Në Bujanoc shpërthehen dy bomba dore në afërsi të fshatit Turi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration